KreuArt

I infektuar me Covid: ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar!

Nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19 dhe fatkeqësisht mesnatën e sotme piktori dhe restauruesi Mustafa Arapi u nda nga jeta. Lajmin e trishtë e bëri publik e bija, Dorina e cila edhe pak ditë më parë teksa i ati u shtrua në spitalin Covid 2 Shefqet Ndroqi, ajo bëri apel Ministrisë së Shëndetësisë për ti kërkuar vëmendjen e duhur për të atin.

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979. Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF