KreuStil Jetese

Melania Trump e la Shtëpinë e Bardhe me një veshje që kushtonte 100 mijë dollarë!

Në fillim, e pritën me skepticizë dhe disa stilistë në zë refuzuan ta vishnin me argumentin se nuk binin dakord me linjën e ndjekur prej bashkëshortit të saj. Por pavarësisht këtyrë problemeve, Melania Trump arriti që në këto katër vjet të kthehej në njërën prej Zonjave të Para më shik të Amerikës. Kombinimet e saj kanë rrëmbyer rregullisht vëmendjen e publikut duke e kthyer në një ikonë stili. Edhe në largimin prej Shtëpisë së Bardhë, Melania shkëlqeu. Ajo u shfaq kokë e këmbë me te zeza, një kombinim I stilit francez. Melania mbante kostumin Chanel, këpucë Christian Loubutin dhe cantë Hermes, që së bashku kushtojnë tek 100 mijë dollarë. Nuk do të prisnim më pak nga Melania, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF