Mbeti shtatzënë kur ishte studente, Ema Andrea tregon reagimin e të ëmës!

Aktorja Ema Andrea bëri si rrallëherë disa rrëfime për jetën personale, duke prekur aty edhe mëmësinë. Ajo është bërë nënë në moshë shumë të re, megjithatë nuk ka preferuar të flaës shumë për këtë gjë. Në studion e “Historia ime” megjithatë tregoi se dicka dhe për atë moment. “Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet, në vitin e tretë, dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës. Janë ato shenjat që t’i jep universi. Besoj se ka qenë fati im më i madh, sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas.” Duke marrë parasysh vitet për të cilat bëhet fjalë, ka qenë vërtet për t`u admiruar reagimi i nënës së aktores kur e mori vesh. “Nëna ime më ka thënë: ‘Ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden.’ Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje, por jam rritur nga ajo nënë”, -u shpreh Ema.

Previous ArticleNext Article