KreuBusull

Teksa Donald Trump la Shtëpinë e Bardhë, vajza e tij jep lajmin e rëndësishëm!

 

Tiffany Trump, vajza e katërt e Donald dhe gruas së dytë Marla Maples, ka njoftuar fejesën e saj me Michael Boulos, me të cilin ajo është në lidhje për dy vjet.

 Një datë e rëndësishme ishte ajo e 20 Janarit, e cila përveç që është ditëlindja e burrit të ardhshëm të vajzës së Trump, përkoi jashtëzakonisht me ditën e fundit në detyrë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të babait të saj dhe, rrjedhimisht, edhe inaugurimi i Presidentit të 46-të, Joe Biden, me një ceremoni që mbajti miliona njerëz në të gjithë botën në ekranet, dhe jo vetëm sepse performuan Lady Gaga dhe Jennifer Lopez.

 Por ju e dini, dashuria nuk ndalet në asgjë, mbase kjo është nxitja që nxiti Tiffany Trump, 27-vjeçaren e dashuruar, për të zyrtarizuar ndjenjat e saj para të gjithëve, pa pritur më gjatë.  Apo ndoshta, në një ditë kaq të vështirë për familjen që u largua nga skena (tani për tani) jo në mënyrën më të mirë, ky njoftim donte t’i jepte të atit Donald Trump një buzëqeshje dhe pozovitet për të cilën këto kohë ai ka patur me të vërtetë nevojë.

Një nga arsyet pse Tiffany vendosi të japë lajmin e rëndësishëm për martesën e saj pikërisht më 20 janar mund të ketë qenë edhe fakti se ajo ka dashur të ketë një kujtim të fundit shumë të bukur në Shtëpinë e Bardhë! 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF