Shuhet nga Covid 19 figura legjendare e televizionit amerikan!

Gazetari legjendar amerikan, Larry King ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Lajmi I shuarjes së kësaj ikone të televizionit në SHBA, u bë i ditur përmes një deklarate në llogarinë e tij në Twitter.

King, thotë REL, rezultoi pozitiv me koronavirus më herët gjatë këtij muaji dhe ka qenë duke u trajtuar në një spital në Los Angeles. Ai njihet për intervistimin e mijëra liderëve botërorë, politikanëve dhe artistëve për rrjetin televiziv amerikan, CNN dhe media tjera.Emisioni i tij në CNN “Larry King Live”, që zgjati nga 1985 deri në 2010, është parë nga miliona persona. King është vlerësuar disa herë për punën e tij gjatë karrierës mbi 60-vjeçare, përfshirë dy çmime Peabody dhe një Emmy.

Previous ArticleNext Article