KreuFashion

4 ngjyrat që nuk dalin kurrë nga moda, sipas Coco Chanel!

Coco Chanel është e njohur për rregullat e pashkruara në industrinë e modës, me trendet që vijnë e ikin duket se prej dekadash moda dhe Chanel kanë arritur në një përfundim sa i përket ngjyrave janë katër prej tyre që do të jenë gjithmonë aty, gjithmonë trend.

Pra, cilat janë ngjyrat që përfaqësojnë më së miri stilin Chanel, ato nuanca që kthehen dhe kthehen, sezon pas sezoni, pa u përkulur ndaj modës së shpejtë, dhe që nuk janë të prirur për kompromis?!

E zeza – Falë Coco Chanel nëse sot veshja e zezë (fustani i vogël i zi) është një emblemë e elegancës. Stilistja ka shndërruar një veshje dhe ngjyrë zie në një veshje të gjithanshme, të rehatshme dhe praktike për tu veshur.

E zeza dhe e bardha – “E zeza përmban gjithçka, madje edhe të bardhën. Së bashku, e zeza dhe e bardha janë me bukuri absolute, ato janë marrëveshja perfekte ”, është shprehur Mademoiselle.

Rozë pudër – Kjo është ngjyra e lules së saj të preferuar, kamelisë. Në moshën 13 vjeç, Coco Chanel u impresionua shumë nga performanca e Sarah Bernhardt në shfaqjen Zonja e Kamelive.

E kuqe – “E kuqja është ngjyra e jetës, e gjakut, unë e dua të kuqen”, ka tregiar dikur Coco. Një ngjyrë që është gjithmonë e pranishme në koleksionet e saj të modës dhe bukurisë, e cila është eksploruar në nuancat, shkëlqimin dhe thellësinë e saj të ndryshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF