KreuCelebrity

VIP-at kryqëzojnë Albi Nakon!

Në episodin e radhës të ‘Just Dance’, Bela një grua 40 vjeçare pati dëshirën të provonte veten e saj në sfidën e kërcimit, për t’i dhënë udhë pasionit të kahershëm të saj.

Pasi Bela përfundoi performancën, anëtarët e jurisë dhanë vlerësimet përkatëse për atë çfarë ofroi konkurentja në skenë, ndërsa koreografi Albi Nako bëri një koment që u cilësua si seksist, bullizues dhe paragjykues.

“Për mua është përsonazh tipik i atyre filmave përshembull ‘Planeti I majmunëve’ Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde  mendoj që je në një moshë më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”; u shpreh në gykimin e tij Nako.

 

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ky koment ka shkaktuar pakënaqësi tek publiku, si dhe po ashtu një pjesë e madhe e personazheve të njohur VIP kanë reaguar aspak mirë ndaj koreografit.

Ka mjaftuar një koment dhe këtë mëngjes Albi Nako është zgjuar si personazhi më antipatik në rrjete sociale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF