KreuArt

Gjeniu i letrave Ismail Kadare feston sot 85 vjetorin e lindjes!

Më 28 janar të vitit 1936, 81 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare. Gjeniu letrave feston sot ditëlindjen e 85-të jetws, ndërsa jeta e tij është e ndarë mes Parisit dhe Durrësit, në bregdetin e Adriatikut, aty ku çifti Ismail e Helena Kadare gjen prehjen e paqen sa herë arratisen nga zhurmnaja e Parisit.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF