KreuArt

Covid-19 i merr jetën skenaristit të ‘The simpson’!

Marc Wilmore, një shkrimtar dhe producent televiziv i njohur për punën e tij në ” In living color”, “F is for family” dhe “The Simpsons”, është ndarë nga jeta këtë të shtunë si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga Covid-19. Ai ishte 57 vjeç.

“Wilmore vdiq në Spitalin e Luginës së Pomonës në Pomona, Kaliforni, pak më shumë se një javë pasi u zbulua se kishte Covid-19”; tha vëllai i tij, komediani dhe drejtuesi i televizionit Larry Wilmore.

Ai kishte kohë që kishte probleme shëndetësore në lidhje me një transplantim të veshkave në vitet 1990 dhe Z. Wilmore tha se në kohën kur vëllai i tij mori Covid, “ai ishte mjaft i dobët nga ndërlikimet për shkak të kësaj”.

Kujtojmë se seriali i animuar “The Simpsons” shkruar nga i ndjeri, ka parashikuar shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur në SHBA si zgjedhja e Trump-it president, rënien e kullave binjake, madje edhe vetë pandeminë

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF