Si pandemia e COVID na ktheu 25 vite pas me barazinë gjinore!

Pandemia e koronavirusit mund të zhdukë 25 vite të rritjes së barazisë gjinore, sugjerojnë të dhëna të reja globale nga UN Women. Gratë po bëjnë dukshëm më shumë punë shtëpiake dhe kujdes familjar, për shkak të ndikimit të pandemisë.

“Gjithçka për të cilën kemi punuar, që ka marrë 25 vjet, mund të humbasë brenda një viti,” thotë Zëvendës Drejtorja Ekzekutive i UN Women, Anita Bhatia. Mundësitë e punësimit dhe arsimit mund të humbin, dhe gratë mund të vuajnë nga një shëndet më i dobët mendor dhe fizik. Barra e kujdesit për shtëpinë dhe fëmijët që nuk po shkojnë në shkollë, paraqet një “rrezik real për t’u rikthyer në stereotipat gjinorë të viteve 1950”, thotë zonja Bhatia.

Edhe para pandemisë, u vlerësua se gratë po bënin rreth tre të katërtat e 16 miliardë orëve të punës së papaguar që bëhen çdo ditë në të gjithë botën. Me fjalë të tjera, para koronavirusit, për çdo një orë punë të papaguar të bërë nga burrat, tre orë bëheshin nga gratë. Tani kjo shifër është më e lartë.

“Nëse do të ishte më shumë se tre herë më shumë se burrat para pandemisë, unë ju siguroj që numri të paktën është dyfishuar”, thotë zonja Bhatia. Megjithëse 38 sondazhet e kryera nga UN Ëomen kryesisht u përqëndruan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, edhe të dhënat nga vendet më të industrializuara tregojnë një pamje të ngjashme.

Burimi: BBC

Previous ArticleNext Article