KreuStil Jetese

Elementët më interesantë që duhet t’i keni në shtëpitë tuaja

Në botën e artit

Vizatojeni shtëpinë tuaj si një pikturë: zgjidhni ngjyrat pastel duke kthyer çdo cep të ambientit ku jetni në një vepër arti. Forma gjysmëhark apo piramidale, janë ato që mund të përshtaten në çdo cep të shtëpisë, pa harruar motivet floreale, të cilat gjithmonë mund të gjejnë vend në happësirat e dhomës së ndenjes apo gjumit, gjithmonë me ngjyra të cilat të elektrizojnë.

Gjeometria

Imagjinojeni veten si në orën e gjeometrisë. Globe të mëdhenj apo të vegjël si ndriçues, e njëkohësisht dekorues, gjithmonë duke luajtur herë me minimalizmin dhe trasparencën e qelqit, por edhe duke përdorur elementet me efekt metalik, si një tjetër dimension. Mos harroni druri, herë i dukshëm, e herë thuajse i pandjeshëm, sepse ka aftësinë të dhurojë ngrohtësi në çdo mjedis.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF