KreuCelebrity

Elia Zaharia dhe fotot e reja me vajzën, është kaq e ëmbël!

Princi Leka dhe Elia Zaharia kanë hapur dyert për revistën “Who”. Elia ka bërë plot rrëfime mbi mëmësinë, duke treguar sesi “shqetësohet për cdo gjë edhe pse e di që kjo nuk është e shëndëtëshme”, sesi I gjen veten  duke futur thelpinj hudhrash në karrocë e në krevat” se mos e zë syri edhe pse në fakt nuk është supersticjoze; sesi nuk e ndjen peshën e kileve të tepërta pasi për të “ka prioritet ushqyerja e bebes me gji, ndaj nuk bëhet fjalë të filloj regjime ushqimore”. Në cdo pohim, aktorja përcjell ndjesinë e qartë të një lumturie dhe përkushtimi të pamatë, dhe një “rrëmbimi” pas vogëlushes që tashmë është kthyer në boshtin e jetës së saj. Po cfarë thotë për një fëmijë tjetër? “Do dëshironim që Geraldina të ketë një vëlla ose motër, por është ende shpejt per ta menduar konkretisht kohën e përshtatshme. Për momentin energjia jonë është e përqëndruar te Geraldina. Do donim që të mos i mungojë për asnjë çast përkushtimi dhe vëmendja jonë, ndaj bebja e dytë ndoshta do presë pak”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF