KreuCelebrity

Tomini bën paralajmërimin e fortë: “Jemi në alarm, Komiteti i Ekspertëve mund t`i shtrëngojë më shumë masat”!

Tomini bën paralajmërimin e fortë: “Jemi në alarm,

Zëvendësministrja e shëndetësisë, Eugena Tomini tha për “Neës 24” se situate epidemiologjike në vend është alarmante. Sipas saj, ishte parashikuar më herët se nëse do të mbushesheshin kapacitetet e 500 shtretërve, do të vlerësoheshin skenarët e tjerë, e duket, drejt kësaj po shkojmë. “Është një situatë alerti, e vlerësuar nga incidenca e shfaqur në disa nga bashkitë e vendit. Sigurisht, sipas një plani të parashikuar më herët, ne kishim parashikuar dhe mbështetjen e kapaciteteve në shtretër, përkundrejt hospitalizimit në tre spitale COVID. Nëse do të arrinim në 500 shtretër, skenarët do të hapeshin dalëngadalë. Duke vlerësuar këtë kapacitet, duke qenë se janë 500 pacientë në të gjitha spitalet COVID, është parë e udhës të hapen dy spitale rajonale si mbështetje, por ndërkohë të jenë dhe më afër popullatës në nivel rajonal. Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet çdo ditë, kemi një vlerësim që bëhet për dy javë. Deri në këto momente jemi duke monitoruar situatën. Nuk ka ndryshim të masave që kemi deri në këto momente. Duke parë në dinamikë situatën dhe kundrejt rasteve që kërkojnë trajtim spitalor, vlerësohet situata. Masat e vendosura nga Komuniteti i Ekspertëve vlerësohen, aprovohen. Nëse do të kemi përkeqësim të situatës, do të ketë dhe shtim të masave të shtuara”,- tha Tomini.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF