7 modele xhinsesh që duhet të ketë dollapi këtë pranverë!

Kur bëhet fjalë për xhinse që të krijojnë iluzionin e një fiziku të gjatë dhe të hollë modelet e prera deri tek kyçi i këmbës janë  një garanci.

Pantallonat që lënë kyçin e këmbëve të zbuluara, në fakt, nëse zgjidhen në proporcion me gjatësinë, janë aleate të shkëlqyera të stilit për tu mbajtur në gardërobë, perfekte si për pamjet e rastësishme të ditës ashtu edhe për veshjet më elegante të mbrëmjes.

Padyshim që ka shumë versione – me bel të ulët ose me bel të lartë, të ngushta apo gjera, ‘boyfriend’ apo mom’ xhins, por sapo të gjeni modelin e duhur ju sigurojmë që nuk do të ndaheni kurrë më prej tij.

Xhinset e prera deri tek kyçi i këmbës konfirmohen gjithashtu si të preferuarat e shumë modeleve, si Kendall Jenner ose Gigi Hadid, të cilat i veshin gjatë gjithë kohës me bluza të shkurtra dhe mikro cardiganë, xhaketa dhe pallto të mëdha. Me çfarë t’i kombinoni në këmbë? Takë të lartë, gjyzmëçizme dhe çizme ushtarake.

Previous ArticleNext Article