KreuFashion

21 vite martesë; 15 unaza fejese; Victoria Beckham tregon xhevahirët e saj!

Victoria Beckham ka festuar 21 vjet martesë me burrin e saj David në Korrik të 2020-ës dhe me sa duket, ajo ka rreth 15 unaza fejese që dëshmojnë rrugëtimin e historisë së dashurisë të dyshes së famshme.

Kur futbollisti David i propozoi ish-pjesëtares së Spice Girl në vitin 1998, ai e bëri atë me një diamant të prerë në një shirit ari të verdhë. Por ‘zemërgjerësia’ e Beckham nuk ka përfunduar këtu pasi pothuajse në çdo përvjetor, ai ka patur një dhuratë të çmuar për nënën e katër fëmijëve të tij.

Menjëherë pas dasmës së çiftit të mbushur me yje botërorë në Irlandë më 4 korrik 1999, Victoria u bë e zonja e një unaze platinum në gishtin e katërt të dorës së saj të majtë dhe – ndërsa ai gur i prerë pa dyshim që mbetet pjesa më e çmuar në koleksionin e saj.

Megjithatë manjatja e modës është përkëdhelur me unaza të ndryshme diamanti, rubini, smeraldi dhe safiri në vitet që pasuan që prej asaj kohe.

Ndërsa Beckhams janë në vitin e 22-të të martesës, shihni nga afër disa nga unazat verbuese të Victoria-s..

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF