KreuStil Jetese

9 modelet më trendi të këpucëve për burra

Priteni 2021-shin me këmbën e mbarë. Zgjidhni këpucë elegante të cilat mund të përshtaten për një stil klasik, por edhe të përditshëm. Këto sugjerime janë kryesisht këpucë prej lëkure, versionet më luksoze dhe më të rafinuara, ku spikat e zeza, e kafenjta dhe portokallia, të gjitha me efekt shkëlqyes. Nga format, mund të gjeni nga modelet barok, deri tek ato me dy ngjyra, perçina apo me detaje të tjera metalike. Të kesh një palë këpucë elegante është vetëvlerësim, edhe nëse nuk kemi asnjë kod veshjeje për të respektuar, sepse mund t’i kombinoni me materiale doku apo xhinsi, e deri tek kostumet elegante, për ata që gjithmonë duan një pamje akoma më të bukur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF