KreuStil Jetese

Aisela Kumaraku, rrëfimi i rrallë i drejtores së ADD

Në këtë numër të parë të Bordo kemi zgjedhur personazhe, të cilët ndajnë me ne eksperiencën e një viti aspak të lehtë!  Por, megjithatë të suksesshëm! Ndaj, mes emrave që u renditën në mbledhjen e parë të këtij viti ishte padiskutim dhe Aisela Kumaraku, drejtore e Përgjithshme e kompanisë Albania Distribution & Development . Në një vit të rrallë, si ky që lamë pas, kompania ADD diti t’i përshtatej situatës dhe të merrte një kurs të ri, atë të shërbimit në shtëpi, duke qenë ndër të parat biznese që nisi shitjen e drejtpërdrejtë. Përshtatja me kushtet e reja, sigurimi i punës dhe vazhdimësisë për stafin janë tashmë sfida të kaluara me sukses, por edhe një përvojë unike e një realiteti të ri! Tashmë, teksa 2021 ka nisur me optimizëm, Aisela ndan me lexuesit tanë disa nga objektivat dhe synimet e kompanisë, produktet e së cilës e kanë tejkaluar tregun shqiptar; gjithë krenari ato prezantohen në rajon, e deri në Amerikën e Veriut dhe Angli!

Aisela, biznesi kaloi një vit aspak të lehtë për shkak të Coronavirusit. Por, teksa jemi në fillim të 2021-shit sa shpresëdhënëse është situata sipas jush?

2020 ishte vit unik për të gjithë. Vështirësitë ishin shumë ndryshe nga sa ishim mësuar që të përballonim dhe ishin sfiduese në çdo aspekt. Të qenit në distancë me këdo dhe për çdo gjë na vuri përballë një situate me të cilën vendimet për çështje të ndryshme dhe për problematikat e krijuara duheshin ndërmarrë shpejt! Menaxhimi i frikës se çfarë pritet të ndodhë, të qënit pranë stafit për t’i dhënë sigurinë e punës, vazhdimësisë ishte e rëndësishme për kompaninë tonë.

2021 duhet të jetë patjetër ndryshe për më mirë pasi nuk mund të vazhdojë kaq gjatë një situatë e tillë. Duhet të jemi optimistë të gjithë për këtë!

Ju si drejtuese e një prej kompanive më të rëndësishme në vend çfarë keni mësuar nga kjo situatë? Sa e vështirë ishte të bënit sukses në një kohë krize?

Situata të tilla kanë shumë problematika, por nga ana tjetër janë dhe leksione me shumë vlerë. Suksesi i kompanisë fillimisht ishte në aspekt njerëzor duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me stafin, kolegët dhe duke i qëndruar pranë moralisht dhe duke i ofruar dhe sigurinë e vendit të punës dhe pagesave gjithashtu. Gjatë asaj periudhe ADD arriti të përshtatej me rrethanat dhe kushtet e reja të shitjes dhe shpërndarjes së produkteve duke qenë afër konsumatorit dhe duke siguruar produktet në kohë dhe pa problematika në vonesa dhe apo mungesa, pavarësisht vështirësive të shumta më të cilat u përballëm.

Suksesi i kompanisë i atribuohet të gjithë stafit dhe Z. Zeqo, që kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme në vitin që lame pas.

Në portofolin e kompanisë suaj përveç brandeve europiane, kanë rezultuar shumë të suksesshëm edhe brandet shqiptarë që keni krijuar. Është më e lehtë të integrohesh në tregun vendas me një markë shqiptare apo e kundërta?

Të dyja rastet kanë specifikat e veta. Në momentin që mendohet për të krijuar një produkt, bëhet një analizë paraprake sa potencial do të ketë produkti i krijuar për të arritur suksesin e dëshiruar dhe që në fillim produktet tona janë realizuar me qëllimin e shitjes jo vetëm në tregun vendas, por edhe ne tregje të tjera jashtë vendit.

Duke qenë se kompania ka vite që operon në tregun shqiptar, mund të them që e njeh më mirë tregun vendas dhe çfarë ky treg kërkon. Integrimi në tregjet e tjera kërkon më tepër kohë në gjetjen e partnerëve të duhur. Në momentin që kjo realizohet, specifikat, trajtimi është i ngjashëm.

Sa të kënaqur jeni tashmë me rezultatet e Ama Caffe? Çdo vit e keni pasuruar gamën e artikujve të saj, po cili nga artikujt ecën më shumë në treg?

Produktet cilësore të cilat kanë vëmendjen maksimale në çdo detaj derisa të dalin në treg, mendoj që çdo konsumator i dëshiron. Kështu janë produktet Ama® të cilat kanë arritur sukses përmes punës dhe përkushtimit në çdo element të produktit dhe këtu dua të përmend, Ama kafe e ftohtë, Ama turke, Ama kapsulë që pati hov të mëtejshëm dhe gjatë pandemisë. Por, risitë do të vazhdojnë për të përmbushur çdo kërkesë, që konsumatorët kanë.

Një tjetër sukses i ADD-së është Uji B, i cili në fare pak kohë është bërë një ujë i rëndësishëm në vend. Cilat janë synimet tuaja për këtë vit për të?

Uji B/® solli një produkt shumë ndryshe në treg, trendy, fashion, rinor.

Ne do të vazhdojmë me risi për produktin të cilat do të finalizohen shumë shpejt.

Do të përdor fjalën e urtë “që të mos na zërë syri ” risitë do të komunikohen në vijim.

Përveç tregut vendas, ju jeni prezent edhe në rajon. Si është raporti i suksesit të produkteve tuaja në krahasim me atë në Shqipëri? 

Duke qenë se kemi ngjashmëri me vendet e rajonit, kjo na ndihmon për t’u përshtatur me shijet e konsumatorëve në këto vende. Aktualisht ne kemi arritur të realizojmë eksportet e produkteve tona Ama® dhe uji B/® në rajon, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, por dhe në vendet e tjera si Gjermani, Suedi, Amerikën e Veriut, Angli etj. dhe plani për të zgjeruar hartën tonë të eksporteve vazhdon, pasi për të arritur suksesin që ne synojmë në tregun vendas dhe jashtë, ka ende shumë punë për të bërë.

Për ju Aisela, të qenit në krye të një kompanie të madhe si ADD, çfarë kënaqësie, emocioni, suksesi personal përjeton?  

Këtë vit unë bëj 11 vite që punoj në ADD dhe të qenit në këtë pozicion është përgjegjësi dhe sfidë në çdo moment pasi duhet të arrihet një organizim dhe koordinim sa më i mirë i të gjithëve që në fund të arrijmë suksesin dhe rezultatet që synojmë të cilat padiskutim krijojnë dhe shumë kënaqësi. Ashtu sikundër e përmenda dhe më përpara, mbështetja e Z. Zeqo ka qenë dhe është maksimale. Kompania jonë ADD është si një familje e madhe ku puna dhe kontributi i secilit prej nesh e bën këtë kompani edhe më të suksesshme.

Suksesi dhe përkushtimi në punën time nuk mund të arrihet pa përkrahjen çdo ditë të familjes time dhe prindërve të mi me të cilët kaloj orë të pakëta dhe pavarësisht kësaj janë përherë pranë meje.

Ju falenderoj dhe i uroj Revistes Bordo nje vit te ri plot suksese dhe të mira!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF