KreuCelebrity

E jashtëzakonshme, Nasa publikon fotot e para me ngjyra nga Marsi!

Zbritja me sukses e sondës së Nasës, Perseverance në Planetin e Kuq, ishte një moment që u përcoll me kërshëri të madh në mbarë botën. Ajo ka dërguar fotot e para mbresëlënëse nga planeti i kuq, përfshirë dhe shkrepjen nga  “7 minutat e terrorit” kur u përball kushte ekstreme teksa hynte në atmosferën e Marsit dhe afrohej në sipërfaqe.

Agjencia amerikane e Hapësirës tha se sonda e saj ishte ulur në një krater të planetit Mars, të emëruar sipas qytetit të Bosnjës, Jezero.Kjo është vizita e tretë në planetin e kuq në pak më shumë se një javë.Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s zbriti pas një udhëtimi shtatëmujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF