KreuCelebrity

Kaq ishte! Kim Kardashian depoziton kërkesën për divorc!

Ishte folur shumë që janë në prag të ndarjes, por tashmë është zyrtare: Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga reperi Kanye West, sipas raporteve në mediat amerikane.

Ata janë të martuar prej gati 7 vjetësh e kanë bashkë katër fëmijë. Lajmin se gjërat mes ciftit kishin marrë të tatëpjetën po e dëgjonim prej disa muajsh, megjithatë tani site TMZ I `vuri vulën`. Kim, sipas tij, ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende publikisht. Kim dhe Kanye  janë ndër yjet më të njohur në botë dhe të dy janë jashtëzakonisht të suksesshëm. 40 vjecarja e njohu famën për herë të parë në vitin 2007 si ylli i një reality show për familjen e saj. Që prej atëherë, ajo ka shënuar sukses në shumë fusha të tjera biznesi, nga aplikacionet për celularë deri te make-up, dhe Forbes vlerëson se pasuria e saj personale është rreth 780 milion dollarë.Kanye West ka qenë një nga emrat më të njohur në muzikën rap për mbi 15 vjet dhe gjithashtu ka gjetur sukses të jashtëzakonshëm si një stilist. Të dy ata kanë qenë miq për vite të tëra përpara se të bashkoheshin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF