KreuCelebrity

Orinda shtatzënë pas tre vitesh martese? Mikeshat “nxjerrin” sekretin!

Orinda Huta dhe Turjan Hyska janë një cift mjaft i pëlqyer nga publiku. Tre vjet më parë, ata lidhën kurorë në një ceremoni mjaft të vecantë, të mbushur me të ftuar VIP.

E ndërsa jeta e dyshes duket perfekte, ndjekësit vazhdimisht i kanë pyetur se kur do ta plotësojnë familjen e tyre me një fëmijë. A mos vallë ka ardhur ai moment? Panorama.al thotë se së fundi, Turi dhe Orinda postuan një foto të ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale teksa shijonin dëborën në ballkonin e shtëpisë së tyre. “Shtëpi, e bekuar!” ishin fjalët që moderatorja shkroi krahas fotos, ku çifti pozuan të përqafuar, duke i mbajtur të dyja duart te barku i Orinda Hutës, një detaj ky që nuk i shpëtoi syrit të vëmendshëm të disa komentuesve. Ndërkohë, edhe dy mikeshat e familjes, Marcela Lati dhe Xhemi Shehu, kanë lënë në koment nga tre zemra. Të jetë rastësi vallë, apo padashje zbuluan sekretin?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF