KreuCelebrity

Gigi Hadid rrezatuese në disa foto të papublikuara më parë

Gigi Hadid rrezatuese në disa foto të papublikuara më parë

Dy trende janë në qendër të vëmendjes në 2021: nostalgjia dhe postimi i fotove te vjetra. Ndërsa një botë Covid-19 vazhdon të kthehet, nuk është për t’u habitur që po marrim një ose dy momente për të parë fotot e kaluara që thjesht na bëjnë të ndihemi të lumtur. Dhe Gigi Hadid është ndër të fundit që i bashkohet aksionit.

Gjatë fundjavës, ndërsa foshnja Khai po merrte një sy gjumë, mamaja e re e shfrytëzoi kohën për të eksperimentuar me “posto një foto nga kjo datë” në Instagram Stories. Nga gushti i vitit 2020, ajo ndau një foto të saj në dhomen e foshnjës Khai përpara mbërritjes së vajzës së saj, dhe nga dhjetori, ne pamë prindërit e rinj Gigi dhe Zayn duke marrë me krenari të voglenn e tyre për një shëtitje.

Por fotografitë e saj të bukura të shtatzënisë binin në sy. Në maj, Hadid tregoi barkun e saj në rritje me rroba shtëpie , ndërsa në gusht ajo po endronte në diell me një bikini të artë që shkëlqente nga Devon Windsor.

Pas shperndarjes së fotografive personale, Hadid u kthye në ndarjen e kohës së çmuar me foshnjën Khai, duke u thënë ndjekësve të saj: “Koha e dremitjes ka mbaruar”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF