KreuCelebrity

Supermodelja Naomi Campell nuk do të jetë prezantuesja e Festivalit të Sanremos!

Festivali i Sanremos humbet njerën prej protagonisteve më të përfolura që do të duhej të ngjitej në skenën e luleve. Naomi Campbell, venera e zezë e botës së modës, e cila duhej të ishte në krah të prezantuesit dhe drejtuesit artistik të festivalit Amadeus, gjatë natës së parë, ditën e martë në 2 mars 2021 e ka të pamundur për shkak të rregullave të reja që ka ndërmarrë qeveria italiane në lidhje me hyrje- daljet në vend.

Lajmin e bëri të ditur vetë Amadeus, ndërkohë që guvernatori i rajonit të Ligurias, Giovanni Totii njoftoi rregullat e reja, të cilat ndalojnë hyrjen në rajon për shkak të valës së re të pandemisë, e cila ka goditur Evropen në këtë periudhë. Prezantuesja që do t’i bashkohet Amadeusit, duke zënë vendin e supermodeles do të jetë aktorja italiane Matilda De Angelis.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF