KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të parë: “ Tani ndihem plotësisht grua”!

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding  pret të bëhet nënë për herë të pare dhe lajmin vendosi më në fund ta ndante me të gjithë. Ylli i “Love Me Like You Do” rrëfeu për Vogue se është në javën e 30-të të shtatzanisë, një bekim ky që ishte surprizë edhe për vetë çiftin.

“Në gusht unë dhe Caspar bëmë një udhëtim të shkurtër për të festuar përvjetorin e parë dhe aty e zbuluam. Ishte çmenduri sepse s’e kishim fare në plan. Ideja e një shtatzënie s’më dukej shumë afër reales atë kohë, por kjo ndjesi më ka bërë të ndihem edhe më humane. Dua një botë më të mirë. Kam forma që s’i kam patur kurrë dhe po i shijoj. Edhe im shoq po i shijon, ” tha Elle, që shtoi se tani më fund e ndien veten vërtet të plotësuar si femër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF