KreuCelebrity

“Më falni, se ju lodha”, fjalët e fundit të 17 vjecarit që vdiq me Covid, të këpusin shpirtin!

“Më falni, se ju lodha”, fjalët e fundit të 17

Në 22 shkurt u shënua viktima më e re nga Covid 19 në Shqipëri. 17-vjeçari, Qamil Seiti nga Tirana, humbi betejën në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas 4 ditësh i intubuar. Shefja e Reanimacionit tek COVID-2, Alma Cani, e cilësoi këtë si një prej rasteve më të vështira. Ajo tha për ABC Neës se adoleshenti kishte mbërritur në gjendje të rënduar. Trajtoheshin më tepër se dhjetë ditë në shtëpi. Fatkeqësisht djali erdhi në situatë të avancuar, rezultonte me analizat që bëmë dhe skanerin që tregonte se prekja e mushkërive ishte 100%. Nuk kishte mushkëri që të merrte frymë. Ndoshta dhe ardhja me vonese ishte pjesë e kësaj drame”, tha mjekja, që tregoi e përlotur dhe fundin e të riut. “Megjithë përpjekjen që ne bëmë me shpirt, asistencat që u bënë në të gjitha drejtimet dhe ato fjalët e atij djali që më janë ngulitur mua dhe jo vetëm, por të gjithëve këtu: O teta më falni se ju lodha. E kuptonte dhe vetë që ne po përpiqeshim për t’i dhënë jetë, por ishte e pamundur”, rrëfeu ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF