KreuCelebrity

Për Vlashentin; Pa bërë këtë veprim, Dojna Mema nuk largohet nga shtëpia e mamit!

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata, prej disa vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe herë pas here çifti ndan momente të lidhjes së tyre në rrjetin social instagram.

Megjithatë duket se të rinjtë nuk kanë vendosur ende të nisin bashkëjeteën, madje Dojna para se të lërë përfundimisht shtëpinë e mamit ka një kusht që partneri i saj duhet ta plotësojë me patjetër.

Në instagramin e moderatores, një prej ndjekësve të saj ishte kurioze të dinte se kur do e mendon martesën dhe Dojna ju përgjigj kështu;

“Për momentin, nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me Covid dhe kohërat që po jetojmë s’më duket momenti. Pastaj jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im.”

Pra, Vlashenti e ka të qartë; nëse ndonjë ditë do të dojë të martohet me Dojnën duhet të mendojë një super propozim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF