KreuCelebrity

Situata është serioze, Silva Bino tregon cfarë pritet nga java që vjen!

Situata është serioze, Silva Bino tregon cfarë pritet nga java

Nga qyteti i Kukësit, ku ishte e pranishme gjatë nisjes së procesit të vaksinimit për bluzat e bardha, shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se situata në vend është mjaft serioze dhe të hënën që vjen do të rishikohet gjendja dhe në varësi të saj do të merren masa. “Të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situata gradualisht dhe do të merren masa përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë. Situata po ndiqet dhe natyrisht do të merren masat përkatëse. E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskat, të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale, pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasojë me gripin, por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, apo edhe numri i vdekjeve, janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat”, -tha Bino.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF