KreuCelebrity

A erdhi koha për karantinën Nr.2? Anëtarja e Komisionit të Ekspertëve jep përgjigjen!

A erdhi koha për karantinën Nr.2? Anëtarja e Komisionit të

Në kohën kur situate epidemiologjike në vend nuk po njeh përmirësim, pavarësisht të kufizimeve të reja të lëvizjes, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Gjeorgjina Kuli, sqaron se deri tani nuk është parashikuar një mbledhje për ndryshim të masave. Sipas saj, mbledhjet e këtij organizmi zhvillohen në varësi të numrit të infektimeve të reja dhe ecurisë së pandemisë, dhe për masat vendoset në varësi të situatës, por ato nuk paracaktohen.

Kuli tha tek “Milori Live” në Klan Neës, se aktualisht nuk ka një skenar për mbyllje, por po shihen vatrat e infeksioneve si shkollat dhe lokalet. “Kemi disa pika që i ndjekim, shkollat, lokalet dhe në varësi të atyre që do të shohim në vende të ndryshme, qytete të ndryshme, mund të kemi mbyllje të pjesshme.

Mbyllja e pjesshme mund të bëhet në bazë të incidencës së qyteteve apo zonave të caktuara. Momentalisht nuk kemi asnjë gjë të tillë në plan përderisa shifrat janë në të njejtat nivele, ” ishte komenti i saj. Ekspertja tërhoqi vëmendjen edhe përsa I takon fëmijëve, duke thënë se pavarësisht faktit që preken më lehtë nga sëmundja, ata nuk duhet neglizhuar si kategori dhe janë burim infeksioni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF