KreuCelebrity

Aktorja e njohur turke rrëfen dramat familjare: “Babai ishte i dhunshëm”!

E bukur dhe e suksesshme, duket sikur e gjithë jeta e aktores së njohur turke Demet Ozdemir, ka qenë një “fushë me lule”. Por gjërat nuk paskan qenë tamam kështu për yllin e telenovelave turke.

Ajo vetë rrëfeu se ka pasur një fëmijëri mjaft të vështirë, dhe kjo për shkak se i ati ishte një figurë tepër autoritare, e madje ushtronte dhe dhunë në familje. “Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, është shprehur Demet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF