KreuBusull

Tërmet 6.9 ballë në Greqi; lëkundjet ndihen edhe në Tiranë!

Tërmet 6.9 ballë në Greqi; lëkundjet ndihen edhe në

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak më parë në Tiranë. Nuk ka të dhënë ende për epiqendrën dhe magnitudën, por lëkundjet kanë qenë të forta.

Aktualisht, raportohet për një tërmet pranë territorit shqiptar, në Larisa – Greqi. Magnituda ka qenë 6.9 e shkallës Rihter. Nuk ka informacione për dëme dhe të lënduar.

Lëkundjet e forta janë ndjerë dhe në jug të vendit tonë. Deri tani në territorin shqiptar qendra europiane e tërmeteve nuk raporton për të tillë. Ndaj, lëkundjet e forta të tërmetit në Greqinë fqinje mund të jenë ndjerë dhe në vendin tonë. 

Mediat fqinje shkruajnë se në Larisa ku dhe ka qenë epiqendra e tërmetit të madh, njerëzit kanë dalë në rrugë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF