KreuBusull

Ky është njeriu i parë në botë me imunitet natyral kundër Covid-19!

 

Sipas “BBC” ky burrë ka anti-trupa natyrale kundër virusit të rrezikshëm, dhe aktualisht është rasti i parë në botë, ndonëse shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe njerëz të tjerë që kanë antitrupa natyral kundër Covid-19.

“Unë nuk jam personi i vetëm që kam antitrupa, unë jam vetëm një nga të paktët që janë gjetur”,- ka thënë John Hollis. 

Po ashtu, nga ana tjetër ka persona në të gjithë botën që koronavirusi nuk ka asnjë ndikim në trupin e tyre. 

Shkencëtarët kanë lajmëruar më herët se koronavirusi mund të shkaktojë dëme në trupin e njeriut duke pasur parasysh gjenetikën. Kjo shpjegon edhe faktin se përse disa të rinj nga e gjithë bota kanë humbur jetën nga koronavirusi, pavarësisht se nuk kanë pasur asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF