KreuStil Jetese

Kujdes nga alergjitë e pranverës; ja ç’duhet të dini!

Pranvera përveç ditëve të bukura, ngjyrave, na bën të mendojmë se ku do të kalojmë pushimet e verës, na risjell dëshirën për të dalë në ambientet e hapura ku ka gjelbërim, apo të vizitojmë parqet e mbyshura me lule të sapo çelura… sjell edhe alergjitë.

Ndërrimi i stinëve, luhatja e shpeshtë e temperaturave, ndotja ambientale duket se nxisin akoma më shumë alergjitë dhe problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Lodhje, teshtitje, stres dhe shumë herë paaftësi për t’u mbushur me frymë. Përballë këtyre shqetësimeve shumëkush bëhet merak për problemet që po shfaqen në trupin e tij, teksa të tjerë edhe mund ta nënvlerësojnë për gjendje gripale.

Por thjeshtimi i situatës jo gjithmonë është zgjidhje e problemit, pasi me kalimin e viteve, një pamundësi për t’u mbushur me frymë, teshtitje dhe skuqje lëkure mund të jenë shenjat paralajmëruese të një alergjie, për të cilën specialistët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet.

Problematika të tilla si alergjitë kronike, sipas specialistëve, prekin në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime, të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale apo në tru”.

Pranvera provokon shqetësime edhe tek ai 10 % i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 % vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga poleni dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze.

Megjithatë, specialistët vënë në dukje se është konsulta me mjekun specialist që përcakton diagnozën dhe kurën përkatëse.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imta, të cilat mbarten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat, të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike, siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve etj.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF