KreuCelebrity

Pas deklaratave të Meghan Markle për pallatin mbretëror; reagon për herë të parë Elisabeth!

Tri  ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Oprah Winfrey Meghan Markle zbuloi disa të pathëna për jetën e saj brenda pallatit mbretëror, që duket se nuk ka qenë aspak jeta e një princeshe përrallash.

Prej tre ditësh rrjetet sociale po ‘gëlojnë’ ndaj akuzave që Meghan hodhi ndaj pjesëtarëve të familjes mbretërore, ndonëse Dukesha e Sussex në asnjë moment nuk përmendi emra konkretë.

Ashtu siç pritej, pas fortunës së shkaktuar nga rrëfimi i Markle erdhi edhe reagimi zyrtar i Pallatit Buckingham firmosur nga mbretëresha Elisabeth II.

“E gjithë familja është e trishtuar teksa mëson sesa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Meghan dhe Harry-in. Çështjet e trajtuara, veçanërisht ajo e racizmit janë shqetësuese. Janë marrë shumë seriozisht dhe familja do të merret me to në mënyrë private. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithnjë pjesëtarë shumë të dashur për familjen. “- shkruhet në reagimin zyrtar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF