KreuCelebrity

Studentja u shua 22 vjece nga Covid, babai rrëfen pengun e madh!

Largimi nga jeta i Euxhenës në moshën vetëm 22 vjecare e tronditi opinionit shqiptar. Ajo është një ndër viktimat më të reja të Covid 19 në Shqipër.i Vajza nga Kolonja, studente në Universitetin e Tiranës për Financë, luftoi një muaj me sëmundjen e shtruar në spitalin infektiv të Tiranës. Javën e fundit të jetës e kaloi në intubim.

Të atit, Anesti Jorgji, i ka mbetur një peng I madh. “Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto. Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektohej me Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covidi, i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodhë askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF