KreuCelebrity

Shokon studimi i fundit: varianti britanik i koronavirusit, 100% më vdekjeprurës!

Shokon studimi i fundit: varianti britanik i koronavirusit, 100% më

Një vit nga momenti kur Organizata  Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë nga koronavirusi, një studim i ri arrin në përfundimin se varianti britanik i COVID-19-s, është më vdekjeprurës se ato tw mëparshme të virusit. Studimi i botuar të mërkurën në “British Medical Journal” vë në dukje se personat e infektuar me variantin britanik kishin ndërmjet 30% deri 100% më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata të infektuar me variante të tjera, me një normë mesatare rreth 64%, thorw VOA.Që pas zbulimit për herë të parë shtatorin e kaluar në juglindje të Britanisë, ky varianti është ppërhapur në më shumë se 100 vende. Studime të mëparshme tregojnë se varianti britanik është shumë më ngjitës sesa varianti i parë i virusit.Ndërsa shumë vende po përpiqen të vaksinojnë popullatën e tyre, Presidenti amerikan Joe Biden premtoi t’u japë shteteve të tjera të botës çdo tepricë të vaksinës me një dozë të prodhuara nga kompania Johnson & Johnson. Biden e bëri premtimin teksa njoftoi se SHBA-ja do të blinte 100 milionë doza të tjera të kësaj vaksine.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF