KreuFashion

5 trende të sapodala nga Java e Modës në Paris

5 trende të sapodala nga Java e Modës në Paris

Koleksioni i ri Dior nga Maria Grazia Chiuri u kushtohet, edhe një herë, grave dhe përrallave që kanë iniciuar kulturën feministe. Ideja prapa frymëzimit vjen në jetë në një gardërobë bashkëkohore e karakterizuar nga një vello misteri, me silueta dhe motive që i referohen botës së përrallave dhe ju bëjnë të ëndërroni. Rroba që një “Kësulëkuqe” moderne do të kishte veshur dhe me të cilat nuk do të frikësohej nga hijet e pyllit ose dhëmbët e mprehtë të ujkut më të famshëm në trillime.

Dior

Miu Miu ekspozon veshje në lartësi të madhe me një gardërobë që ndërthur formën më të mrekullueshme të Miuccia Prada por ndërkohë ka performancën dhe pamjen që i përshtatet vendeve malore.

Miu Miu

Për koleksionin e grave Chanel Vjeshtë-Dimër 2021 2022, Virginie Viard imagjinon një gardërobë të rehatshme dhe elegante. Elementet e lidhura përgjithësisht me veshjet sportive interpretohen përmes panairit të shtëpisë së modës me materiale të shkëlqyera dhe mjeshtëri në atelie. Palicetat janë ridizenjuar me motivin karakteristik të mbushur me tegela të çantave, të qëndisura dhe të kombinuara me bizhu dhe elemente të çmuara.

Chanel

Koleksioni Givenchy i Matthew Williams sjell në skenë në Javën e Modës në Paris 2021 një seri pamjesh radikale plot kontraste në të cilat sensi i mbrojtjes interpretohet në silueta me shtresa ose mbështjellëse

Givenchy

Trendi në pasarelë me koleksionin e ri Louis Vuitton nga Nicolas Ghesquieré është shkrirja e artit, dizajnit dhe modës. Veshjet e grave për dimer vjeshtën 2021 2022 janë të mbuluara me stampa, motive dhe qëndisje të frymëzuara nga bashkëpunimi i shtëpisë së njohur të modës me dizajnerin italian Fornasetti. Imazhe të arkitekturës, statujave dhe dekorimeve të artit Greko-Romak projektojnë pamjet e sezonit të ardhshëm në një udhëtim në kohë përmes historisë njerëzore.

Louis Vuitton

Linja e përbashkët midis pamjeve të koleksionit Balmain të Olivier Rousteing është frymëzimi i njëtrajtshëm: nga uniformat ushtarake deri te ato të marinës, gruaja e vitit 2021 është një ushtare e gatshme për gjithçka.

Balmain

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF