KreuStil Jetese

Anxhela Peristeri përsërit historinë! Intervista në anglisht, meme në rrjet!

Probleme me anglishten në Eurovizion, edhe Anxhela Peristeri bëhet meme në rrjet!

Në edicionin e 65-të i Eurovizion që këtë vit do të mbahet në Rotterdam, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri. ‘Karma’ me orkestrim dhe muzikë nga Kledi Bahiti e tekst të Olti Currit, është krijmi me të cilin Anxhela do të marrë pjesë në garën e rëndësishme të këngës europiane.

Ndonëse në kushte të vështira, ku për shkak të pandemisë është e pamundur udhëtimi në shtete të ndryshme për t’i bërë promo këngës, artistja Peristeri ka nisur të japë intervistat e para online rreth Eurovizionit. Një e tillë sapo ka nisur të bëhet virale në rrjet për shkak të vështirësisë në të shprehurin anglisht që Anxhela hasi gjatë bisedës me gazetarin.

Teksa po i shpjegonte gazetarit se pse ‘Karma’, këngëtarja në mungesë të fjalëve anglisht e shoqëroi me një gjestikulacion shpjegues.

Kujtojmë që incidente të tilla me anglishten kanë patur edhe dy artistet e tjera Jonida Maliqi e Eneda Tarifa të cilat u komentuan jo pak në rrjet.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF