KreuBusull

Pse kafshët po bëhen gjithnjë e më të vogla

Pse kafshët po bëhen gjithnjë e më të vogla

Brezat e kafshëve sot gradualisht po bëhen më të vogla para syve tanë, dhe ne as nuk e vërejmë ketë gje. Gjitarët si rrëqebulli Kanadez, ariu polar dhe madje disa zogj janë duke u zvogëluar në madhësi dhe parashikohet që tkurrja të vazhdojë të paktën një dekadë tjetër. Ngrohja globale është fajtore për këtë, dhe njerëzit luajnë një rol në të gjithë këtë situatë

Një studim u krye në 500 kafka të rrëqebullit Kanadez dhe rezultatet konfirmuan se madhësia e gjitarit është zvogëluar gjatë 50 viteve të fundit, gjë që mund të rezultojë nga më pak ushqim ose nga kushtet e ngrohta. Delet Soay në Skoci po vuajnë gjithashtu pasojat e ngrohjes globale, dhe ato gjithashtu janë bërë më të vogla, sipas këtij studimi. Fluturat monark gjithashtu po zvogëlohen. Sipas këtij studimi, privimi i ushqimit kur janë larva mund të çojë në krahë më të shkurtër.

Këto studime dhe rezultatet e tyre mbështesin idenë se zvogëlimi i madhësisë së trupit është një përgjigje ndaj ndryshimeve klimaterike dhe ndërhyrjeve njerëzore. Jo vetëm kaq, por sipas këtij studimi të botuar në Nature, kafshët do të tkurren me 25% gjatë kësaj dekade.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF