KreuCelebrity

Rihanna po përgatit një këngë të re?

Është e disata herë që popstarja e famshme Rihanna i premton publikut se po përgatit një album të ri. Por mesa duket kjo duhet të jetë ajo e vërteta. Këngëtarja amerikane, e cila është shumë aktive dhe në rrjetet sociale, madje ajo kishte zgjedhur platformën Instagram, për t’i falenderuar të gjithë me anë të një videoje, për të festuar 5 vjetorin e albumit “Anti” në Billboard 200, i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi se mendon vërtet të kthehet, por ndoshta vetëm me një këngë.

Rihanna është e para artiste me ngjyrë që ka qëndruar në klasifikimin e Billboard 200 për 5 vite me radhë me një album.Gjatë viteve të fundit yllin e muzikës e kemi parë më shumë në rolin e gruas biznesmene sesa atë të këngëtares. Të shpresojmë që kësaj radhe të mos i zhgënjejë ardhuruesit e shumtë, të cilët kanë vite që presin një këngë të re nga popstarja e famshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF