KreuCelebrity

Shefi hero i sigurisë, xhaxhai rrëfen pengun: “ Më kërkoi….”

 

Arjan Sala, i riu që hyri mes flakëve të shpëtonte kolegët duke humbur jetën vetë, sot nderohet si një hero. Dhe kjo është më e pakta për 33 vjecarin dhe familjen e tij. Rrallë ndodh të kthehemi në dëshmutarë të sakrificave të tilla; Arjani na e kujtoi përsëri se ka dhe njerëz të tillë.

Pikëllimi që ai ka lënë pas është i madh, por padyshim dhimbjen më therëse e përjetojnë familjarët e shefit të sigurisë së Casa Italia-s. xhaxhai, Naima Sala, rrëfeu tek “opiniokn” në Tv Klan  se fillimisht shpresonte që nipi i tij do të mund të mbijetonte, por me kalimin e prëve, humbi çdo shpresë. Pas këtij momenti, shpresa e vetme e Naim Salës ishte vetëm që të mos humbisnin edhe trupin e Arjanit. Naim Sala ka një peng, kafen e fundit që nuk arriti ta pinte me nipin. Pak ditë më parë, humbe fare tha xhaxha, do vish të pimë ndonjë kafe atje në katin e sipërm, hajde të të qeras një kafe. Por kjo kafja nuk u mundësua kurrë. Ishte takimi i fundit me të. Të paktën iku në një mënyrë hero, iku për të shpëtuar të tjerët, pavarësisht se humbi veten”, u shpreh Naimi. Për gjestin e tij të jashtëzakonshëm, Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF