Ekspertët marrin vendimin: Maturantët kthehen në shkolla

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka vendosur që maturantët të rikthehen në mësim. Gjatë fjalës së saj, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se masat antiCovid të vendosura deri më tani nuk do të ndryshojnë, ora policore do të vijojë të jetë 20.00-06.00 dhe gjimnazet në bashkitë kryesore të vendit do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Përjashtim do të bëjnë vetëm maturantët, të cilët do të lejohet të kthehen në shkolla, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor.

 

 

 

Previous Article