KreuCelebrity

Erla Mëhilli pjesë e televizionit; ja pozicioni i ri i ish-zëdhënëses së PD!

Jemi mësuar ta quajmë ish-Zëdhënësja e Partisë Demokratike, apo zëdhënësja e Sali Berishës, por së fundmi Erla Mëhilli do të angazhohet në një tjetër fushë, duke e zgjeruar kështu karrierën e saj. Përmes një postimi në instagram, zeshkania simpatike ka njoftuar se do të jetë pjesë e televizionit se analiste politike.

 

 

A post shared by Erla Mehilli (@erlamehilli)

“Të dashur miq! Pas kaq vitesh eskperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Në ditët në vijim do të kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analizë politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperiencë e re uroj të jetë një kontribut modest i imi në debatin dhe informimin publik. E di që ka shumë zëra që e bëjnë këtë çdo ditë, mirë, shumë mirë, pëlqyeshëm a më pak. Për mua është një mundësi për t’i dhënë zë jo vetëm asaj çka mendoj, por edhe gjithkujt me të cilin ndajmë të njëjtat shqetësime”; ka shkruar Mëhilli në isntagramin e saj.

Mësohet se Erla do të shfaqet në ekranin e Euroneës Albania si analiste politike pikërisht në periudhën e para zgjedhore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF