KreuCelebrity

Lei Kraja sapo na prezantoi me vëllain super YLL!

Duket se hijeshia në familjen e moderatores Lei Kraja rrjedh në deje e si e tillë çdokush në këtë familjë është i bukur. Moderatorja e sportit ka zgjedhur të jetë diskrete sa i përket ekspozimit të njerëzve të saj të dashur, por si rrallëherë ajo ka bërë një përjashtim. Sapo na njohu me pjesën tjetër të famijes, vëllain dhe motrën.

Ndërsa me të motrën Lei ka bërë edhe herë të tjera (ndonëse rrallë) ndonjë postim, surpriza në postimet e fundit ishte i vëllai.

Në rubrikën ‘ask me’në instagram ndjekësit e moderatores ishin kuriozë të njihnin pjesën tjetër të familjes së saj, dëshirë që ajo ua plotësoi.

“Foto e rrallë me familjen. Më pëlqen ta mbajë me profil të ulët familjen time” shkruan Kraja përbri një foto të postuar në instagram

E dimë, që gjinisë femërore u mbeti mendja tek i vëllai i Leit, por s’dimë të themi nëse do ketë në vijim postime të tjera si këto.

Familja e Lei Kraja jeton në SHBA, ndërsa moderatorja prej disa vitesh vendosi të jetojë në Shqipëri për të krijuar karrierën e saj këtu. Së fundmi Lei po provon veten edhe në fushën e aktrimit, teksa prej disa javësh po shfaqet me një rol në spektaklin e humorit “Portokalli”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF