KreuArt

Çfarë duhet të dini për 23 prillin, Ditën Botërore të Librit!

Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë më të mirë.  Më 15 nëntor 1995, UNESCO vendosi të festojë 23 Prillin si Ditën Botërore të Librit dhe që nga ajo kohë data ka rëndësi në historinë e letërsisë botërore.

Më 23 prill 1616 janë ndarë nga jeta Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega i mbiquajtur Icna, prandaj dita u zgjodh për të nderuar figurat e mëdha letrare.

Gjithashtu, 23 prilli shënon përvjetorin e vdekjes dhe lindjes së shumë autorëve të tjerë të shquar, si Maurice Druon, Haldor K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejía Vallejo.

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF