KreuCelebrity

Yjet e A-listës botërore që janë miq të ngushtë me mbretërorët!

Shumë njerëz aspirojnë të bëhen miq me të famshëm, por shumica e të famshëmve vetëm ëndërrojnë të krijojnë një miqësi me mbretërit. Këtu janë vetëm disa nga të famshmit që e konsiderojnë familjen mbretërore si miq.

Rihanna dhe Harry

Rihanna dhe Princi Harry u takuan gjatë turneut të tij në Karaibe në 2016. Ata u lidhën gjatë një seti të fotografik, teksa ju nënshtruan testit të HIV drejtpërdrejt në kamera me njëri-tjetrin dhe madje morën pjesë në një koncert, nga miqësia që lindi.

Obamat

Barack dhe Michelle Obama kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme me mbretërit. Ata janë takuar me Princin William, Kate Middleton dhe Princ Harry në shumë raste dhe gjithmonë duken si miqtë më të mirë.

Taylor Swft

Nuk dihet nëse Taylor mban apo jo kontakte me mbretërit, por ajo këndoi shumë mirë “Livin ‘on a Prayer” me Bon Jovi dhe Princ William gjatë një ngjarje bamirësie të Pallatit Kensington në vitin 2013. “Nëse ai ndonjëherë dëshiron që unë të këndoj përsëri me të, unë do të jem atje,” tha Swift për princ William. “Ishte një natë që do ta kujtoj derisa të jem shumë, shumë e moshuar. E gjithë mbrëmja ishte plotësisht e mrekullueshme.”

David dhe Voctoria Beckham

Beckham-ët janë shumë të afërt me familjen mbretërore. Ata ishin ndër të ftuarit e veçantë në dasmën e Will dhe Kate në 2011 si dhe në dasmën e Harry dhe Meghan Markle dhe janë takuar me Mbretëreshën në Pallatin Buckingham. “Është një marrëdhënie shumë normale”, tha David Beckham për miqësinë e tij me princat. “Është shumë e lehtë të merresh vesh me ta”

Elton John

Këngëtari Elton John ka qenë mik shumë i mirë me princeshë Dianën. John këndoi ‘Candle in the wind’ në funeralin e Lady D.

James Blunt

Këngëtari dhe Princi Harry janë miq për një kohë të gjatë. Ata shërbyen në Ushtrinë Britanike së bashku. Blunt performoi në Lojërat Invictus 2016 pasi Harry e ftoi atë përmes një mesazhi.

Rod Stewart

art dhe Princi Charles janë miq të mirë dhe kanë qenë për vite me rradhë. Stewart ishte ambasadori për fondacionin e Charle, ‘The Princ’s Trust’ dhe në vitin 2008, ai interpretoi në festën e 60-vjetorit të ditëlindjes së Charles.

Reese Witherspoon

Kate Middleton u takua me Reese Witherspoon gjatë turneut të saj mbretëror në Kanada dhe Amerikën e Veriut në 2011. Gratë e njohura u bënë mike  dhe Kate thuhet se i dërgoi Reese një dhuratë kur djali i saj, Tennessee, lindi në 2012.

Nicole Kidman dhe Tom Cruise

Ish çifti i njohur u takua me Princeshën e ndjerë Diana në një shfaqje të ‘Far and Aëay’ në 1992. Të dy aktorët morën pjesë në varrimin e Diana në 1997.

Leondaro DiCaprio

Fituesi i Oskarit është shok me Princin Albert të Monaco. Të dy janë ambientalistë të zjarrtë që kanë punuar së bashku për ta bërë botën një vend më të pastër.

Nicole Kidman

Nicole Kidman shfaqet në këtë listë për herë të dytë falë miqësisë së saj me monarken e Jordanisë, Mbretëreshën Rania. Dyshja thuhet se u takua në një drekë, dhe kanë qenë miq që nga ajo kohë.

Lady Gaga

Lady Gaga dhe Princi William u bashkuan në vitin 2017 për të folur rreth një kauze për të cilën të dy interesohen – duke inkurajuar njerëzit të hapen për shëndetin mendor. Këngëtarja u takua me vëllain e vogël të William, Harry, dy vjet më parë në një Koncert Gala në ndihmë të WellChild në Londër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF