KreuFashion

“Argonaut Art Factory” vjen ditën e hënë më një event special, shihni për se bëhet fjalë!

Bojken Lako së bashku me mikun e tij të vjetër Klajd Krujën kanë hapur qendrën më të re kulturore në kryeqytet “Argonaut Art Factory” që ka synim promovimin e të rinjve. Kjo qendër është një institucion kulturor, ku Bojkeni dhe Klajdi ndajnë gjithë eksperiencën e tyre me të rinjtë e talentuar.

Pas dy ekspozitave të përbashkëta të 18 piktorëve të rinj por shumë të talentuar, ditën e hënë në orën 17:00 në “Argonaut” do të organizohet një event special, ku të gjithë të apasionuarit e pikturave do të kenë mundësi t’i blejnë punimet e mrekullueshme që ata kanë realizuar.

Eventi do të shoqërohet nën tingujt e muzikës, ku këngëtarja e re por shumë e talentuar Erma Mici do të këndojë plot 10 këngë nën shoqërinë e grupit.

 

 

A post shared by Argonaut (@argonaut.factory)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF