KreuCelebrity

Krizë me bashkëshortin? Rudina Hajdari: “Largësia sjell gjithmonë probleme”!

Kur Rudina Hajdari udhëtoi fill pas zgjedhjeve të 25 prillit udhëtoi drejt SHBA-së për të takuar vajzën, u fol për një krizë me bashkëshortin. Ajo vetë nuk e ka mohuar në “Ftesë në 5” se ka një lloj tensioni, por ai sic tha, vjen vetëm si pasojë e largësisë “që sjell gjithmonë probleme”.

“Kisha vajzën prej 3 muajsh në Amerikë dhe ika pas zgjedhjeve të 25 prillit se më kishte marrë malli. Ndër të tjera kisha dhe takime pune.Bashkëshortin jam munduar ta mbaj sa më larg syrit publik, se ai ka vendosur që të mos jetë pjesë e kësaj dhe jam munduar t’ia plotësoj këtë dëshirë. Nga ana tjetër, mundohem të jem sa më transparente me publikun dhe kemi raport të mirë. Këto katër vite e kemi pasur të vështirë raportin, por e rëndësishme është vajza. Ia dalim shumë mirë për këtë gjë, kështu që është një proces.Nuk do të doja të jepja një detaj ku ai apo vajza ime të mos ndiheshin mirë. Mundohem sa më shumë ta ruaj privatësinë, por është e vetëkuptueshme që kur jeton në largësi, ka probleme. Do qëndroj në Shqipëri dhe do e shfrytëzojmë për të shkuar në brigjet shqiptare. Jam munduar të shpenzoj kohë me vajzën që kur jam kthyer,” ka thënë ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF