KreuFashion

Nis sot vaksinimi masiv për moshat mbi 18 vjeç

Duke nisur nga dita e sotme dhe përgjatë gjithë javës qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00. “Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, ka njoftuar ajo.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF