KreuArt

Intervistë/ Në botën e Hans Zimmer, gjeniut autodidakt!

Kompozitori që u dha shpirt filmave, nga Gladiator tek Rain Man, krijuesi që krijoi meloditë më të bukura për personazhet e botës së animuar dhe jo vetëm, brenda filmit dhe muzikës. 

Nuk ndodh që një krijim i Hans Zimmer të mos rrëmbejë në një skenë filmi: ti e kupton sakaq që është dora e tij, tingulli i tij, veshi i tij, teksa e ndjen që një vegël muzikore, jo nga ato që mësojnë studentët në Akademi dallon mes një violinë apo violonçeli. Edhe pse është fitues i një çmimi Oscar për filmin “Mbreti Luan”, ndërsa nuk ka mundur dot të rrëmbejë një statujë të artë për muzikën epike “Gladiator”, artisti i madh e pranon, se nuk ka dhënë maksimumin. Në këtë intervistë, ai rrëfen për jetën e një muzikanti autodidakt, i cili nuk ka mbaruar asnjë shkollë muzike, por që përmes veshit arrin të krijojë kolona zanore filmash që e bëjnë atë të jetë i papërsëritshëm.

Zimmer, çfarë lloj muzike dëgjoni?

Kjo varet nga gjendja shpirtërore. Duka i Ullingtonit tha diçka shumë të këndshme në vitet ’30. “Ekzistojnë vetëm dy lloje të muzikës: muzikë e mirë dhe muzikë e keqe. Kështu që stilistikisht jam me të vërtetë në të dyja vendet. Unë vendos të dëgjoj nga ABBA tek Kraftwerk, e pastaj çdo herë më duhet të marr një dozë vërtet të mirë nga Bach.

A i dëgjoni ndonjëherë muzikat tuaja filmike?

Asnjëherë

As Mbreti Luan?

A e dini, ajo që ndodh sa herë kthehem në shtëpi dhe gjëja e fundit që dua të dëgjoj është diçka e imja. Por fëmijët e mi të gjithë luajnë në piano dhe violonçel dhe atyre i pëlqen muzika ime, ndaj nuk i them dot: Jo! Sepse më ndodh që unë e dua atë dhe e urrej në të njëjtën kohë atë që bëj. Çdo film vjen në një moment kur mendoj se unë ndihem i frymëzuar për të dhe nuk kam kohë të dëgjoj të njëjtat gjëra, sepse jam tip që më pëlqen të eksperimentoj.

A është e lehtë për ju të lini punën dhe t’i dedikoheni familjes juaj?

Unë shpesh bëhem pak nga ata personazhe, që kur punoj për filma shumë dëshpërues, nuk jam shumë argëtues dhe nuk dua të kem pranë shumë njerëz, ndryshe nuk mund të krijoj. Jeta e një kompozitori filmi është të jetojë në një botë filmash, sepse realiteti ynë është i tillë që të heq vëmendjen nga çdo aspekt krijues, ndaj unë përpiqem të jem krijues dhe të mos shkoj shumë në shtëpi, sepse ndryshe duhet të çoj tek ata frymën paksa melankolike që një film më krijon.

Duket paksa keq apo jo?

Duhet të më kuptoni, unë jam një muzikant dhe muzikantët krijojnë muzikë, kështu që ka një lloj mungese në familje, për të mirë ose për të keq kjo të pengon ndonjëherë. Unë ende kam probleme në balancimin e kontrollit të personalitetit tim.

Ju keni kompozuar: Rain Man, Gladiator, The Dark Knight Trilogy dhe rezultati, ju keni një Oskar për “The Lion King”, mendon se nuk jeni vlerësuar si duhet?

E vërteta është që unë besoj se secili prej këtyre filmave në një moment apo në një tjetër ka paraqitur një problem të pakapërcyeshëm dhe është gjithmonë e njëjta gjë që dua, një pikë ku dua të shkoj, por jo gjithmonë e arrijmë. Shpesh them: “O Zot, nuk kam ide se si do ta bëj këtë film”, apo, “Nuk jam mjaftueshëm i mire për të realizuar këtë ”. por, në fund të ditës kur ke bërë diçka që në të vërtetë rezonon tek njerëzit është shpërblyese për mua dhe më bën të ndihem i qetë me veten.

A jeni penduar ndonjëherë që nuk keni studiuar për muzikë?

Problemi i të mos shkuarit në një shkollë muzike apo në universitet është se sa herë që filloj një film i cili për mua është një udhëtim krejt i ri, ku më duhet të mësoj. Gjithmonë kjo është një luftë, por nga ana tjetër kjo është ajo që e bën atë argëtuese punën time, sepse jo çdo gjë e mësuar në shkollë mund të hyjë në punë, sepse ka shumë për të mësuar nga instrumenta që nuk mësohen në shkollë dhe unë aty e kam gjetur leksionin më të mirë.

Për shembull, ku kokretisht? 

“Kodi i Da Vincit” është një shembull i shkëlqyeshëm. Unë kam kaluar vite të tëra duke hulumtuar, duke parë piktura dhe duke lexuar libra apo tema të ngjashme, por ajo që kam kaluar vitin kur kompozova filmin ishte një leksion i shkëlqyer.

Sa kohë ju merr ky lloj kërkimi dhe ta ktheni atë në muzikë?

Ekziston një model i përgjithshëm i asaj që është gjëja më e mirë për filmin, pa hyrë tek personazhet. Një herë pyeta Penny Marshall, “Si e bën një film të mirë?” dhe ajo tha, “Po kjo është shumë e thjeshtë: lufto për yllin tënd”. Me fjalë të tjera mbroni karakterin tuaj. Mos e bëni personazhin tuaj kryesor të duket budalla, mos e bëni personazhin tuaj kryesor të veshë diçka pa kuptim dhe mos e vendosni në situata që janë jashtë karakterit. Për sa kohë që e bëni këtë, do të tregoni një histori në mënyrën më të suksesshme.

Viggo Mortensen thotë: e vetmja gjë që bëj para një roli është të pyes veten se çfarë ndodhi që nga koha kur personazhi lindi deri në faqen e fundit të skenarit. A e shikoni atë ju në thellësi si kompozitor?

Në filmin “Sherlock Holmes” ishte me të vërtetë e mrekullueshme që Robert Downey Jr vinte, rrinte dhe fliste me mua rreth karakterin të tij. Unë e përdora paturpësisht atë por dhe ai përdori të gjitha hulumtimet për të krijuar karakterin e tij. Kjo është ajo që ne bëjmë: ne përpiqemi të tregojmë një histori sa më mirë që të jetë e mundur dhe të përpiqemi të gjejmë mënyra të reja që nuk janë bërë më parë.

Dhe si ndikoi kjo në rezultatin tuaj?

Vendosa që personazhi i cili është në thelb të ishte një violinist maniak-depresiv, mendova se mbase ai nuk duhet të ishte duke luajtur muzikë klasike. Ajo që ndodh në kokën e tij është më e jashtëzakonshme sesa mund ta imagjinojmë, ndaj vazhdimisht i thoja Guy Ritchie: ne duhet ta bëjmë atë më ekzotik në krahasim me idenë e një muzike të bukur angleze viktoriane sepse ai do të luante diçka ndryshe nga ajo që dikush tjetër do të dëshironte të luante në Anglinë Viktoriane të asaj kohë.

A shkoni në sheshxhirimi ku mbani edhe shënime?

Herë pas here, por unë nuk e lë studion time për shumë kohë

Duhet ta pëlqeni filmin për të kompozuar një muzikë të mirë?

Nëse e pëlqej filmin, sigurisht që kjo më ndihmon. Do të pyesësh, a dëshiron të punosh për diçka që nuk të pëlqen? Jo, sepse më e rëndësishmja për mua nëse është nëse e pëlqen zakonisht filmin për shkak të njerëzve të përfshirë. Ndaj kjo shumicën e kohës ka të bëjë me regjisorin edhe ai ka rolin e tij frymëzues në krijimet e mia. Gore Verbinski për shembull, ishte ai që më shtynte vazhdimisht për të krijuar diçka të përsosur, siç ai e kërkonte. Sepse kjo është ajo që ne bëjmë: përpiqemi të tregojmë një histori sa më mirë dhe të përpiqemi të gjejmë mënyra të reja që nuk janë bërë më parë.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF