KreuFashion

Zgjerohet Netflix, tani jo më vetëm filma e seriale!

Platforma e sukseshme Netflix që pati një rritje marramendëse fitimesh gjatë pandemisë, do të zgjerojë ‘menunë’ e shërbimeve. Shumë shpejt në Netflix nuk do të kemi mundësi të shohim vetëm filma, seriale apo dokumentarë por platforma ka lajmëruar se nëpërmjet saj përdoruesit do të argëtohen me video-lojëra.

Netflix pritet të rrisë ekipin e tij të lojrave dhe të ketë në dispozicion shërbimin e transmetimit të tyre më shpejt këtë vit që vjen. Ky vendim vjen si mënyrë për të rritur numrin e përdoruesve dhe për të zgjeruar hartën e interesit për përdorimin e Netflix.

Drejtuesit e kësaj platforme kanë shumë besim se përfshirja në lojëra do të sjellë një ndryshim rrënjësor në suksesin e kësja platforme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF