Dua Lipa nuk qenka larguar ende nga Shqipëria, përkundrazi, këngëtarja paska vendosur që së bashku me partnerin e saj, Anwar Hadid të shijojnë dhe ata bukuritë e jugut tonë. Por për vendnodhjen nuk dinim gjë. Të paktën deri në momentin kur Greg Rama postoi disa foto në rrjetet sociale, të cilat i zbuluan vetë si padashur detajet e këtyre pushimeve të përbashkëta.
Ata ndodhen në Kepin Merli, dhe duket se po kënaqen shumë!